Gjermania kundërshton kërkesën e Uashingtonit për të dërguar anije në Ngushticën Kerç

Është raportuar se kancelarja gjermane Angela Merkel ka refuzuar kërkesën e qeverisë së Uashingtonit ‘për të dërguar anije në ngushticën Kerç, për të provokuar Rusinë’.

Sipas raportit të Bloomberg, në Konferencën e Sigurisë të Mynihut të zhvilluar në muajin shkurt, Merkel dhe Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence diskutuan në lidhje me situatën në Ngushticën Kerç, e cila disa muaj më parë, ishte skenë e tensionit në mes të Ukrainës dhe Rusisë.

Burimet të cilat kishin njohuri të drejtpërdrejta në lidhje me takimin, thanë për Bloomberg se Pence i kishte bërë thirrje Merkelit për të dërguar anije në Ngushticën Kerç dhe për t’i treguar Rusisë se është e gatshme të vazhdonte të kishte qasje në ujërat e rajonit.

Burimet thanë se Merkel fillimisht pranoi të dërgonte anije në rajon së bashku me Francën, por se më vonë, Berlini hoqi dorë nga kjo ide.

‘NJË PROVOKIM I PANEVOJSHËM’

Burimet thanë se “Merkel mori si bazë mendimin e presidentit ukrainas Pyotr Poroshenko, i cili këto masa, i shihte si të pamjaftueshme dhe kërkonte liri të përhershme të lëvizjes në rajon”, dhe vunë në dukje se edhe qeveria franceze ka braktisur pjesëmarrjen e saj në operacion, duke menduar se ky është një ‘provokim i panevojshëm’.

Rusia kishte dërguar avion luftarak në rajon për shkak se me 25 nëntor, 3 anije të Ukrainës kishin hyrë në ujrat territoriale të Rusisë. Rusia gjithashtu vendosi një cisternë nën urën e Krimesë në ngushticën Kerç dhe ndaloi trafikun për një kohë për shkak të sigurisë. Si pasoj e incidentit, u arrestuan ushtarët ukrainas , me 3 anije të Ukrainës.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne