Gjermania mirëpret propozimin austriak për eksportin e armëve Arabisë Saudite

Ministri i Ekonomisë dhe Energjisë së Gjermanisë, Peter Altmaier ka deklaruar se mirëpret propozimin e Austrisë për një pozicionim të përbashkët ndaj eksportimit të armëve Arabisë Saudite.

Altmaier në një deklaratë për transmetuesin gjerman “Deutschlandfunk” tha se “Gjermania në këto kushte ka marrë vendim që mos të bëjë eksportim të armëve në Arabinë Saudite”. Sipas tij, nëse shtetet e Evropës përvetësojnë një qëndrim të përbashkët, atëherë ky vendim do të ketë më shumë ndikim mbi Rijadin.

Ministri gjerman tha se ka mirëpritur propozimin e Austrisë për një pozicionim të përbashkët ndaj eksportit të armëve për Arabinë Saudite.

Arabia Saudite është shteti i dytë në të cilin Gjermania që nga fillimi i vitit e deri më tani ka shitur më së shumti armë. Gjermania në 9 muajt e këtij viti ka shitur armë në vlerë prej rreth 741.5 milionë euro për Algjerinë ndërsa në vlerë prej rreth 417 euro për Arabinë Saudite.

Dje kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje Arabisë Saudite që të zbardhë sa më shpejtë në mënyrë transparente dhe të besueshme vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne