Gjermania mori komandën e taskforcës VJTF

Forcat e Armatosura gjermane (Bundeswehr) morën përsipër komandën e Taskforcës së Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë të NATO-s(Very High Readiness Joint Task Force, VJTF) për vitin 2019.

Komandën e Taskforcës së Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë të NATO-s (VJTF) për vitin 2019 Gjermania e mori në dorëzim nga Italia, thuhet në një komunikatë të Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

Ushtria gjermane do të kontribuojë me 4 mijë ushtarë në taskforcën shumëkombëshe VJTF, e cila në vitin 2019 parashikohet të ketë një efektiv prej 8 mijë ushtarësh, shkruan komunikata në vijim, ndërsa njofton se pjesa tjetër e ushtarëve do të jenë nga Franca, Holanda dhe Norvegjia.

Vendet anëtare të NATO-s komandën e kësaj taskforce (VJTF) e marrin përsipër çdo vit me rotacion dhe sipas planit, në vitin 2020 komanda do ti kalojë Polonisë.

Vendimi për krijimin e VJTF-së u mor në vitin 2014. Taskforca VJTF u formua në kuadër të Forcës së Reagimit të NATO-s (NRF) me qëllim për të zhvilluar aftësitë e Aleancës kundër rreziqeve dhe kërcënimeve të mundshme që do të vinin nga Rusia, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Gjermania kishte zhvilluar një aktivitet të ngjeshur diplomatik për krijimin e kësaj taskforce shumëkombëshe.

Parashikohet që VJTF-ja të mbështetet me 2 njësi shtesë ushtarake, të cilat do të ofrojnë mbështetje të shpejt në rastet e krizave të mëdha.

Duhet që kjo njësi për 48 orë të jetë gati për mision në zonën e konfliktit.

Është planifikuar që numri i ushtarëve të kësaj taskforce të rritet në 40 mijë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne