Gjermania planifikon ngritjen e 8 bazave të reja ajrore

Qeveria Gjermane duke marrë parasysh kufizimet e vendosura nga qeveria e Ankarasë, sa i përket vizitave të autoriteteve gjermane në bazën Inxherlik në Turqi, ka planifikuar 8 vende të tjera për të ngritur baza ajrore.

Ministri gjerman i mbrojtjes në një takim me disa anëtarë të parlamentit të Gjermanisë tha se qeveria gjermane ka caktuar 8 vende të tjera për të ngritur bazat e saj ajrore. Në mesin e këtyre vendeve ku do të ngrihen bazat ajrore të Gjermanisë është edhe Qiproja. Vlen të theksohet se në fillim të kësaj jave qeveria e Ankarasë ka penguar vizitën e ligjvënësve gjermane dhe nuk i ka lejuar ata që të takohen me 270 ushtarakët gjermanë në bazën Inxherlik. Këta ushtarakë janë duke kryer detyrën e tyre në kuadër të koalicionit amerikan anti-ISIS. Ankaraja këtë vendim e mori pasi Gjermania u ka dhënë azil atyre ushtarakëve turq të cilët akuzohen nga qeveria turke për organizimin e grushtit të shtetit kundër qeverisë së Erdogan./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne