Politika e dyfishtë e Amerikës kundrejt Iranit

Donald Trump, president i Amerikës njëkohësisht me nënshkrimin e paketës për pezullimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit, ka vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit.

Departamenti amerikan i shtetit ditën e mërkurë më 17 Maj nxori një deklaratë ku thotë se Amerika ka marrë vendim të shtyjë pezullimin e disa sanksioneve për të cilat ajo është zotuar në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Në deklaratën e lëshuar prej DASH gjithashtu theksohet se ky departament do të vazhdojë monitorimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe njëkohësisht autoritet iraniane i cilëson përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut. Edhe Departamenti Amerikan i Thesarit nga ana e tij ka deklaruar: Amerika ka sanksionuar dy prej zyrtarëve ushtarakë të Iranit, një kompani iraniane, një person nga Kina dhe 3 kompani kineze për shkak të mbështetjes që i kanë dhënë programit raketor balistik të Iranit. Ky veprim i Amerikës në realitet është zbatim i metodave të mëparshme. Richard Nephew, një prej ish negociatorëve amerikan në negociatat me Iranin, i cili tani punon për universitetin e Kolumbisë, rinovimin e afatit për pezullimin e sanksioneve të vendosura kundër Iranit nga ana e qeverisë së Donald Trump e cilësoi hap të rëndësishëm për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Teheranit mirëpo shtoi se kjo marrëveshje has në rrezik për shkak të presioneve të Kongresit, politikave të republikanëve dhe pikëpamjeve të shumë personaliteteve në qeverinë e Donald Trump. Mark Dubowitz, drejtor i fondacionit për mbrojtjen e demokracisë, i cili është një ndër kundërshtarët e marrëveshjes bërthamore me Iranin, lidhur me këtë veprim të Amerikës ka thënë: Ky është një mesazh i qartë për bankat dhe kompanitë e huaja të cilat dëshirojnë të kryejnë shkëmbime bankare dhe tregtare me Iranin. Tani është e qartë se Amerika do të zbatojë vetëm zotimet e saj në paketën e hartuar më parë nga Barack Obama në përputhje me marrëveshjen bërthamore, të cilën presidenti Donald Trump kishte premtuar se do ta griste por që ai nënshkroi paketën e anulimit të sanksioneve. Është e qartë se pas marrëveshjes bërthamore, loja e Amerikës me kartën e sanksioneve u vështirësua dhe pozita e saj u vështirësua edhe pse ajo lojën e vazhdon akoma. Trump ka theksuar disa herë se do të ndërmarrë masa dhe hapa të reja kundër Iranit. Dje Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se po analizon një program të përgjithshëm për të caktuar politikat kundrejt Iranit dhe marrëveshjes bërthamore dhe në këtë mes pezullimi i sanksioneve bërthamore nuk do të thotë ndryshim i planit të Amerikës kundrejt Iranit. Të tilla qëndrime tregojnë se karakteri i Amerikës kundrejt Iranit nuk ka ndryshuar por kanë ndryshuar taktikat, metodat dhe skenarët. Amerika me skenarët e saj mundohet ta sfidojë iranian në shkallë rajonale dhe ndërkombëtare. Mirëpo politika e përdorur prej saj ka humbur efikasitetin dhe qeveria e re amerikane e ka kuptuar më së miri këtë fakt. Për këtë arsye qeveria e Donald Trump kërkon të kryejë hulumtime më të sakta për të gjetur mundësi të reja. Është e qartë se Amerika nuk mund të bëjë asnjë kundër Iranit deri në atë kohë kur shteti iranian të jetë i fuqishëm dhe të ketë mbështetjen e vazhdueshme të populli. Trump gjatë vizitës së tij në rajon kërkon të krijojë një aleancë të re arabe dhe rajonale kundër Iranit. Kjo rrjedhë tregon se problemi mes Amerikës dhe Iranit është tek karakter revolucionar, anti-hegjemonizëm dhe pavarësia e Iranit. Pra armiqësia e Amerikës kundër Iranit do të vazhdojë deri në atë kohë kur Irani të mos heqë dorë nga qëndrimet e tij revolucionare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne