Gjermanishtja është gjuha më e popullarizuar që mësohet në Ballkan

Gjuha angleze është ende gjuha më popullore që mësohet në vende të botës, ndërsa në Ballkan opsioni i parë mbetet gjuha gjermane.

Këtë e ka konfirmuar Duolingo që është një nga aplikacionet më të popullarizuara për mësimin e gjuhëve të huaja.

Si gjuha e parë më popullore që mësohet në vendet e Ballkanit ka dal të jetë gjermanishtja, ndjekur nga spanjishtja dhe italishtja.

Duolingo ka publikuar të dhëna që tregojnë se anglishtja është gjuha e parë dhe mësohet në 116 vende, ndërsa gjuha franceze në 35 vende, spanjolle në 32 vende dhe ajo gjermane mësohet në nëntë vende.

Ky aplikacion përdoret në më shumë se 120 milionë njerëz nga e gjithë bota dhe publikon rregullisht të dhëna për popullaritetin e gjuhëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne