Rajoni

Opozita serbe, e vendosur për largimin e Vuçiçit

Në Serbi kanë vijuar protestat kundër presidentit, Alleksandar Vuçuç. Opozita serbe dhe qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij, zgjedhje të lira, liri të medias dhe kundër dhunës në politikë. Por, si nisi historia e këtyre protestave? Një studente, që kishte ardhur nga rrethet për të studiuar në Beograd, është në krye të organizimit pasi e para kishte arritur të ftoj njerëzit përmes rrjeteve sociale. Ajo ka rrëfyer se cilat janë arsyet e saj.

Është e shtunë e zakonshme për Jellena Anasanoviç. Studentja e shkencave politike ka dalë në qytet. Në Beograd ka arritur për të studiuar dhe thotë se nuk pajtohet me politikën e presidentit, Aleksandër Vuçiç. Një thirrje e saj në rrjetet sociale ka zgjuar në këmbë dhjetëra qytete për tre muaj, ku opozita dhe qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç, pasi nuk e quajnë president të tyre.

Jellena Anasanoviç, Organizatore e protestave: Për të jetuar në Serbi kemi nevojë që të lirohemi nga frika dhe të inkurajojmë edhe ata të rinjtë që mendojnë vetëm të mbarojnë studimet dhe të ikin sa më parë nga Serbia.

Ajo që 24- vjeçarja Anasanoviç bëri tani vazhdon për herë të 13. Kërkesat janë shtuar dhe ka zgjuar vëmendjen ndërkombëtare. Ata thonë se në Serbi nuk ka liri, mediat janë në censurë, dhe ka totalitarizëm e partitokraci. I kanë ngjitur sërish fjalimet e Vuçiç në tunelin, si e quajnë të gënjeshtrave të tij.

Zgjedhjet janë të mundura, por opozita nuk është e sigurt për të dalë në to. Vuçiç ka fuqi absolute në mesin e zgjedhësve. Jellena thotë se frika ekziston, por ajo beson tek protestat e saj. Në sistemin e Vuçiç thotë nuk është e lehtë. Ka nisur karrierën e kundërshtimeve herët pasi nuk do ta braktisë Serbinë.

Jellena Anasanoviç, Organizatore e protestave: Mendoj se Vuçiç është politikan që nuk është burrështetas, por a kthyer gjithçka në shërbim të partisë së tij, vëllezërve, kumbarëve dhe ka kthyer shtetin në një pronë private.

Protestat janë caktuar sërish pas një jave. Jellena me miqtë beson se fuqia qytetare do ti jap fund historisë së protestave me triumf.

OPINIONE