Bota

“New York Times”: SHBA, investim bërthamor për Saudinë

New York Times shkruan se administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka në plan t’i shesë Arabisë Saudite një reaktor bërthamor që mund të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore.

Sipas gazetës, këshilltari i parë Trump për Lindjen e Mesme, Jerad Kushner kohët e fundit u takua në Riad me Princin e Kurorës saudite, Muhamed bin Salman, e ku një nga temat e diskutimit ishte ndihma amerikane në zhvillimin e programit bërthamor të Arabisë Saudite.

Duke theksuar se administrata e Trump me zë të lartë mbron denuklearizimin e Koresë së Veriut dhe Iranit, New York Times më tej thekson se Shtëpia e Bardhë ka në plan për të ndihmuar Arabinë Saudite në zhvillimin e kapaciteteve bërthamore.

E ndërsa Arabia Saudite pohon se reaktorët bërthamorë do t’i donte vetëm për prodhimin e energjisë elektrike, gazeta pretendon se pas kësaj fshihet një plan për të prodhuar armë bërthamore.

OPINIONE