Gjici i bashkohet shokëve të partisë, dërgohet në paraburgim në Durres në një godinë me Dakon, Kokën dhe Bllakon

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici do të qëndrojë në paraburgimin e Durrësit deri në përfundim të hetimeve nga ana e SPAK për akuzën e ngritur ndaj tij për veprën penale të korrupsionit pasiv.

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Kukësit dhe gruan që u shfaq me të në videon erotike. Safet Gjici do të vazhdojë në arrest me burg, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie.

Gjici doli të hënën para trupës gjykuese të GJKKO ku mohoi akuzën për veprën penale për të cilën akuzohet duke theksuar se nuk ka dhënë asnjë tender për Alma Kaçin dhe bashkia e Kukësit nuk ka nisur asnjë procedure

Në të njëjtin paraburgim po mbahen aktualisht edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-ministri Lefter Koka si dhe ish-deputeti i PS Alqi Bllako.

Ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako jane të dënuar për inceneratorin  e Fierit ndersa Vangjush Dako eshte akuzuar shpërdorim detyre./TPZ/GazetaImpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne