Ministrat Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro do zhvillojnë edhe këtë të premte një dëgjesë me banorët e Himarës të cilët preken nga plani vendor i bashkisë për shëtitoren përgjatë bregdetit.
Janë rreth 22 banesa të vjetra të cilat pritet të shemben nga realizimi i këtij projekti, ndërsa banorët kanë kontestuar projektin me pretendimin se nuk do dëmshpërblehen me vlerën e tregut.
Gjithashtu, një pjesë e ndërtesave kanë edhe probleme me pronësinë.
Një javë më parë Gjiknuri dhe Kumbaro takuan në Vlorë përfaqësues të komunitetit himariot ku morën pjese edhe kreret e Omonias, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri.
Ministri i Energjise dhe Infrastruktures, Damian Gjiknuri ka deklaruar se banoret te cilet preken nga ky projekt do kompensohen me vleren e tregut.
“Do bëhen kompensime dhe dëmshpėrblimet për çdo banesë, e cila preket nga zbatimi i kėtij projekti. Banorët do kompensohen me vlerën e tregut“, tha Gjiknuri javën e kaluar./Dita