Gjirokastër, po protestonin për uljen e tarifave, ndalohen nga policia disa studentë

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar disa studentë që morën pjesë sot në protestën që po zhvillohej në qytetin e Gjirokastrës.

Burime bëjnë të ditur se studentët nuk kishin marre leje për tubimin që kanë bërë në lagjen 18 shtatori, shkruan fax web.

Ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë vendin edhe studentët e Universitetit të Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, vendosën sot që ti bashkohen protestës. Studentët e Gjirokastrës kanë marshuar në qytet duke kërkuar ulje të tarifave si dhe përmirësim të kushteve në auditore dhe konvikte.

Ndërkohë që gjatë marshimit të tyre ata kanë bllokuar dhe qarkullimin e mjeteve në lagjen “18 Shtatori.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne