Gjirokastër, policia sekuestron 3.5 kilogramë kokainë

Gjatë kontrollit të një automjeti në Kakavijë të Gjirokastrës, policia ka sekuestruar mbi 3.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa është arrestuar një shtetas i Shqipërisë.

Në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë thuhet se lënda narkotike është gjetur gjatë kontrollit të një automjeti nga punonjësit e Policisë Kufitare në Kakavijë.

“Është goditur një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike të forta. Sekuestrohet 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike. Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i një shtetasi për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’”, theksohet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se në ditët e fundit në Shqipëri janë realizuar disa operacione antidrogë, duke u arrestuar dhjetëra persona.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne