GJKKO kërkoi kontakt me Berishën, shkresa kthehet mbrapsht

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar kontakt me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i dërguar letër përmes shërbimit postar.

Por sipas burimeve nga GJKKO, bëhet me dije se letra është kthyer mbrapsht me nënshkrimin “Refuzuar”. Gjithashtu bëhet me dije se letra i janë dërguar edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.

Berisha është nën hetim nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ku akuzohet për korrupsion.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar deftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’.

Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne