Gjobë fiktive biznesit në Elbasan, nën hetim tre inspektorë të ISHSH, mes tyre edhe ‘shefi’

Policia ka vënë nën hetim tre inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të degës Elbasan pasi akuzohen se i kishin vendosur një gjobë fiktive një biznesi.

Mësohet se nën hetim janë vënë shtetasit H.M., 45 vjeç, kryeinspektor pranë ISHSH Tiranë, A.M. 46 vjeç, banues në Elbasan Inspektor pranë ISHSH dhe E.M., 31 vjeçe, banuese në Elbasan, inspektore pranë ISHSH.

Ata akuzohen se kanë vendosur gjoba fiktive ndaj një subjekti në kuadër të kontrolli anti-duhan.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

• H.M., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ( kryeinspektor), pranë ISHSH , dega Elbasan.

• E.M., 31 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë ( Inspektore), pranë ISHSH, dega Elbasan.

• A.M., 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë (Inspektor), pranë ISHSH dega Elbasan.
Procedim ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, më datë 11.11.2019, në kuadër të kontrollit anti-duhan, dyshohen se kanë vendosur gjobë fiktive, ndaj një subjekti./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne