Turqi: Urdhër arrest për Dahlan, ‘Njëriu i intrigave’, i implikuar edhe në vrasjen e Jamal Kashoggi

Turqia ka lëshuar një urdhër arresti kundër ish-shefit të sigurisë palestineze Mohamed Dahlan. Së bashku me masën, autoritetet turke ofruan për ‘kokën’ e tij një çmim prej 700 mijë dollarë. Ish-shefi i sigurisë palestineze akuzohet si një nga ideatorët e grushtit të dështuar të shtetit tre vjet më parë dhe i implikuar në vrasjen e gazetarit opozitar saudit, Jamal Kashoggi

Sulmi frontal i ndërmarrë nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk ka të bëjë vetëm me figura dhe personalitete brenda Turqisë, por edhe jashtë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi ata e kanë punësuar Mohamed Dahlan si këshilltar.

Turqia e akuzon atë si të përfshirë në destabilizimin e Turqisë dhe tani në lojë janë të përzier biznesi, sekretet, lufta për pushtet dhe strategjitë rajonale.

Në pranverë, shërbimet e inteligjencës turke kishin njoftuar se kishin zbuluar dy spiunë që ishin duke mbledhur informacione për llogari të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Palestinës.

Njëri nga të arrestuarit, Zaki Mouraki, vdiq në burg. Versioni i autoriteteve ishte vetëvrasja por që u hodh poshtë nga familjarët, sipas të cilëve ai kishte vdekur nga torturat.

Ankaraja, duke kërkuar bashkëpunimin e Interpolit për kapjen e Dahlan, deklaroi se njeriu i kërkuar ka financuar lëvizjen e Fetullah Gulen në rastin e përpjekjes për grusht shteti në vitin vitin 2016. /Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne