Gjobë se zvarrisin gjyqet, avokatët: Fajtore gjykata

Zvarritja e proceseve në gjykatat shqiptare nga 1 gushti do të sjellë penalizmi për avokatët të cilët pa shkak shtyjnë seanca me kërkesa të pajustifikuara dhe në kundërshtim me ligjin.
Kjo masë parashikohet në Kodin e Ri penal që do të aplikohet për pak muaj, ndërsa për ReportTv avokatët shprehen se gjoba nuk do të zgjidhë problemin me shtyrjet e seancave. Sipas tyre përgjegjësi për këtë situatë ka gjykata, prokuroria dhe avokati pasi në shumicën e rasteve shprehen ata mbyllja e një dosje i siguron dhe pagesën e plotë nga klienti që mbrojnë.

Zvarritja e gjyqeve, nga gushti 50 -100 mijë lek gjobë avokatëve

Nga 1 gusht 2017 të gjithë avokatët të cilët bëhen shkak për zvarritjen e proceseve gjyqësore në sistemin e drejtësisë do të penalizohen me gjobë 50 deri në 100 mijë lekë. Kjo masë ndëshkimi është future për herë të parë në ndryshimet që pësoi kodi penal më 30 mars të këtij viti, ndërsa ky ligj hyri në fuqi me heshtjen e presidentit pasi nuk u dekretua prej tij.

Edhe faksimilja e siguruar nga Report Tv e botuar në fletoren zyrtare neni 34, i cili përfshin Abuzimin me të drejtat në proces, parashikohet se;

“Gjykata, në çdo shkallë të gjykimit, kur konstaton se palët ose përfaqësuesit e tyre me vetëdije paraqesin padi, ankime, kërkesa ose pretendime abuzive, ose të përsëritura dhe me keqdashje, ose kur kërkojnë qëllimisht të zvarrisin gjykimin, ose kur konstatohet se palët ose përfaqësuesit e tyre kanë fshehur ose shtrembëruar me keqbesim ose faj të rëndë, fakte dhe rrethana të rëndësishme që lidhen me çështjen, urdhëron me vendimin që jepet në përfundim të gjykimit, përveç kur në këtë Kod parashikohet ndryshe, gjobitjen e përgjegjësit në shumën nga 50 000 deri në 100 000 lekë”.

Avokatët për ReportTv: Gjoba s’është zgjidhje

Në një reagim për Report Tv avokatët Vladimir Meci dhe Marash Ibraj shprehen se ky penalitet nuk zgjidh problemin me zvarritjen e seancave.

Aktualisht në gjykatat shqiptare sipas statistikave të sekretarisë gjyqësore në 10 procese gjyqësore 4 prej tyre shtyhen duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në 60 mijë lekë në ditë. Në këtë kosto përfshihen, shoqërimi i të pandehurve, energjia elektrike, përgatitja e sallave për gjykim dhe pagat e administratës gjyqësore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne