Gjonaj përballet me gazetarët, torturat ndaj muslimanëve do të vazhdojnë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është përballur sot me pyetjet e gazetarëve në lidhje me trajtimin cnjerzorë që po ju bën muslimanëve në burgjet shqiptare, vecanërisht situate aktuale e imamit Genci Balla dhe Arbion Aliko në sistemin “41 Bis”. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i ka mohuar akuzat se ndaj imamit Genci Balla dhe Arbion Alikos, të izlouar në regjimin 41 bis, është ushtruar torturë. Sipas saj, dy të dënuarit janë trajtuar konform të drejtave që parashikon ky regjim.

Në asnjë moment Gjonaj nuk tha se cilat ishin arsyet që i detyruan dy muslimanët të ndërmerrnin hapin e rëndë, atë të grevës së urisë brenda izolimit të rreptë në sistemin e egër të 41 BIS. Ajo nuk e përmendi faktin që futja e tyre në këtë sistem është e jashtëligjshme pasi ata nuk janë kryetarë të organizatave teroriste apo bandave kriminale që vrasin njerës në mes të ditës por vetëm besimtarë muslimanë që kanë frikë Allahun.

Nga ana e saj Etilda Gjonaj vazhdon të mbajë me këmbengulje dhe krenari të mbaj në torturën e 41 bis Arbion Alikon dhe imam Genci Ballën. Ajo e përforcon edhe më shumë trajtimin e tyre cnjerëzor kur thotë që nuk ka terheqje nga tortura shtetërore kundër dy besimtareve muslimanë të dënuar padrejtësisht dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet edhe pas peticionit të dërguar nga një grup besimtarësh muslimanë për daljen e tyre nga ky sistem famëkeq.

Ministrja e Drejtësisë nuk pranoi për asnjë moment se dy muslimanëve ju janë mohuar të drejtat e tyre duke nisur nga ushqimi hallall, vizita e familjarëve 1 herë në muaj ose kontakti në tëlëfon me ata.

Pas futjes në sistemin 41 bis, mohimit të të drejtave të tyre dhe dhënia e ushqimit jo hallall në burg dy muslimanët u futën në grevë urie dhe gjendja shëndetësore e tyre është përkeqësuar ndjeshëm./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne