“Islami është në krizë në të gjithë botën”, thotë Macron, duke premtuar të rritë luftën kundër radikalizmit fetar në Francë

“Islami është në krizë në të gjithë botën”, thotë Macron, duke premtuar të rritë luftën kundër radikalizmit fetar në Francë

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Islami po lufton me fondamentalizmin në të gjithë botën, jo vetëm në vendin e tij. Ai vendosi masa për të mbështetur parimet e sekularizmit si “forca” e Francës.

Duke folur në Les Mureaux, një periferi e Parisit, Macron tha se autoritetet duhet të rrisin luftën kundër islamizmit radikal, i cili “shpesh çon në krijimin e një kundër-shoqërie” brenda një shteti. Ai paralajmëroi, megjithatë, se nuk duhet të bjerë “në një kurth” të stigmatizimit të të gjithë muslimanëve.

“Islami është një fe që sot është në krizë në të gjithë botën, ne nuk po e shohim këtë vetëm në vendin tonë.”

Macron shpjegoi se “kriza e thellë është shkaktuar nga tensionet midis fondamentalizmit, projekteve të tij fetare dhe politike që … çojnë në radikalizim shumë të fortë”.

Presidenti vazhdoi duke thënë se duke lejuar “getoizimin” në lagjet muslimane “ne kemi ndërtuar separatizmin tonë”.

“Ne e kemi përqendruar popullatën sipas origjinës së tyre, duke mos krijuar shumëllojshmëri të mjaftueshme, lëvizshmëri të mjaftueshme ekonomike dhe shoqërore”, tha Macron, duke bërë thirrje që “Islami në Francë të clirohet nga ndikimi i huaj”.

Ndër masat për të luftuar grupet radikale, Macron tha se qeveria do të paraqiste një projekt-ligj në dhjetor për të forcuar një ligj historik të vitit 1905 që ndau zyrtarisht kishën dhe shtetin në Francë. Ai tha se shfaqja e simboleve dhe praktikave të fesë do të vazhdojë të jetë e jashtëligjshme në shkollë dhe shërbimin publik.

Sekularizmi është arma e një France të bashkuar./GazetaImpakt/rt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne