Gjukanoviç: Me pavarësinë, Mali i Zi ka hapur rrugën e perspektivës evropiane

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç deklaroi se me rivendosjen e shtetësisë malazeze, vendi ka hapur rrugën e perspektivës evropiane.

Me rastin e 21 majit, Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, Gjukanoviç vlerësoi se vendi shkon në rrugën e prosperitetit.

“Të gjithë qytetarëve u uroj 21 majin. Ditën kur me laps në dorë kthyem dinjitetin shtetëror dhe kombëtar. Përmbushëm borxhin e paraardhësve tanë dhe hapëm perspektivën e re evropiane të Malit të Zi. Të denjë për historinë tonë dhe shekullin 21”, tha Gjukanoviç.

Mali i Zi më 21 maj 2006 në një referendum rivendosi pavarësinë shtetërore./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne