Palestina refuzon ndihmën e EBA-së të dërguar përmes aeroportit izraelit

Qeveria palestineze refuzoi pranimin e një dërgesë me ndihma që vinte nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), njoftoi agjencia palestineze e lajmeve.

Duke cituar burime të informuara, agjencia e lajmeve Maan, e njohur për afërsinë me Autoritetin Palestinez, tha se vendimi erdhi pasi ndihmat kishin mbërritur përmes një aeroporti izraelit.

Në fillim të kësaj jave, një aeroplan i EBA-së i ngarkuar me ndihma mjekësore për palestinezët zbarkoi në një aeroport izraelit.

Dërgesa me ndihma zbarkoi megjithëse vendi i Gjirit nuk ka lidhje zyrtare me Tel Avivin.

“Autoritetet e EBA-së nuk u koordinuan me shtetin e Palestinës përpara se të dërgonin ndihmat”, thanë burimet qeveritare, duke shtuar se “palestinezët nuk pranojnë të jenë urë (për vendet arabe) që kërkojnë normalizimin e lidhjeve me Izraelin”.

Ata shtuan se çdo ndihmë që do të dërgohet për popullin palestinez duhet së pari të koordinohen me Autoritetin Palestinez.

“Dërgimi i tyre drejtpërdrejt në Izrael përbën një mbulesë për normalizim”, shtuan ata.

Për dallim nga Jordania dhe Egjipti, të dyja nënshkruan traktate paqeje me Izraelin në 1978 dhe 1994 respektivisht, shtetet e tjera arabe mohojnë zyrtarisht të kenë lidhje me Izraelin, i cili për dekada ka pushtuar në mënyrë të paligjshme territoret palestineze./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne