Gjykara e apelit le ne burg iranianin Bijan Pooladrag qe kundershtonte Maryam Rajavin

Bijan Pooladrag

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lëne të pandryshuar dënimin me 10 vite burg për Bijan Pooladrag, iranianin e akuzuar për “organizatë terroriste” dhe “kryerje e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur” nga armata muxhahedine e Maryam Rajavit. Akuza qe nuk jane provuar asnjehere ne gjykate.

Pooladrag është ish-anëtar i MEK në Manzë. Ai u largua nga kampi dhe u vendos në një banesë me qira në rrugën “5 maji” në Tiranë. Me pas ishin dashnoret e tij te cilat e kallezuan per marrje telefoni, akuza te cilat me pas SPAK me urdher te armates muxhahedine te Maryam Rajavit i ktheu ne spiunazh. Pooladrag u akuzua nga MEK-u si njeri në kontakt me dy agjentë të shërbimit sekret iranian, të cilëve iu dërgonte të dhëna nga kampi i MEK në Manzë, si edhe mori porosi prej tyre për kryerje aktesh terroriste. Edhe pse Pooladrag i ka hedhur poshte keto akuza, ai u denua me urdher nga Bledi Cuci per ti bere qejfin komandes muxhahedine. GJKKO-ja e cila akoma nuk ka denuar qofte nje muxhahedin te vetem per krimet e tyre kibernetike dhe terroriste ne njoftimin e saj sot thekson sherbimin ndaj muxhahedineve. GJKKO-ja deklaroi:

 “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Miliana Muça (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), më datë 17.07.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 30 akti, datë 11.04.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/i pandehuri B.P kundër vendimit nr. 68, datë 14.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.P. për veprën penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, parashikuar nga neni 230/ç të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit B.P. për veprën penale “Organizata terroriste”, parashikuar nga neni 234/a, paragrafi i dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit B.P. për veprën penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/a, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit B.P. për veprën penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/b, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit B.P. për veprën penale “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/c, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit B.P. për veprën penale “Keqpërdorimi i pajisjeve”, parashikuar nga neni 293/ç, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, caktimin e një dënimi të vetëm për të pandehurin B.P., atë me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.P. i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin B.P. të fillojë nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj tij.

Në aplikim të nenit 16, pika 1, germa “a” të ligjit nr. 91/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar, i pandehuri B.P. ta vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë…”

 Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 68, datë 14.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Njoftimi i gjykatës

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne