Gjykata amerikane në shërbim të Izraelit

Një gjykatës federal në Amerikën, ditën e premte në kuadër të shërbimeve për regjimin sionist, ka dënuar Republikën Islamike të Iranit me pagimin e dëmshpërblimit prej 209 milion dollarësh. Kjo shumë do tu paguhet familjarëve të një sulmit të sajuar në Bejtul Mukades.

Gjykatësi Christopher R. Cooper, duke akuzuar lëvizjen e rezistencës islamike palestineze Hamas se ka sulmuar një autobus në vitin 2003 në Bejtul Mukades, ka pretenduar se organet e lidhur me Iranin kanë mbështetur këtë veprim. Edhe më herët gjykatësit amerikane kanë marrë vendime të tilla në shërbim të regjimit sionist dhe janë munduar të bllokojnë kapitalet e Republikës Islamike të Iranit në Amerikë dhe në vendet e tjera aleate. Republika Islamike e Iranit për shkak të lëshimit të verdikteve të tilla dhe për shkak të bllokimit të jashtëligjshëm të kapitaleve të saj nga ana e Amerikës, ka ngritur padi kundër këtij vendi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne