Hakmerret NATO: Gruevski dënohet me 2 vite burg

Gjykata e Apelit në Shkup refuzoi ankesën e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, për çështjen “Tanku” dhe në tërësi e vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë për dënim me burgim prej dy vitesh.

Duket se këto janë shenja hakmarrjeje nga NATO pas dështimit të referendumit. Referendumi në Maqedoni ishte një dështim total, ku në votim morën pjesë një përqindje fare e vogël e qytetarëve. Ndersa pjes tjetër votuese, ishin kundër marrëveshjes së referendumit. Referendumi nuk ishtë gjë tjetër vecse ndërrimi i emrit dhe historisë së Maqedonisë, për shkak të dëshirave perëndimore.

Në një rezultat pozitiv të referendumit nuk ndihmoi as Gruevski dhe as të tjerë. Hakmarrja nga NATO nuk vonoi, por erdhi menjëherë.

Gjykata pjesërisht e pranoi ankesën e ish-ndihmësministrit të akuzuar të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski dhe e ndryshoi pjesën e vendimit për dënimin dhe e dënoi me dënim me burg në 4.6 vite, ndërsa në pjesën tjetër vendimin e shkallës së parë e vërtetoi.

Gjykata Penale në Shkup më 23 maj të këtij viti për furnizimin e “mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë euro e dënoi të akuzuarin e parë , Gjoko Popovksi me 6.6 vite burg, ndërsa të akuzuarin e dytë Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës në dy vjet burg.

Gjykata Apelit ka konfirmuar masën e dënimit për ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski,  në rastin “Tanku”. Nga ana tjetër, Gjykata e shkallës së dytë ka ulur për 2 vjet dënimin për Gjoko Popovskin i dënuar po për të njëjtën vepër.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne