Indonezi, mbi 152 milionë njerëz jetojnë nën rrezikun e tërmetit dhe cunamit

Agjencia e Menaxhimit Kombëtar të Katastrofave në Indonezi (BNPB) ka njoftuar se më shumë se 152 milionë njerëz jetojnë në rajonet që ndodhen nën rrezikun e tërmetit dhe cunamit.

Zëdhënësi i BNPB, Sutopo Purwo Nugroho, në një konferencë për shtyp tha se në Indonezi e cila përbëhet nga 17.500 ishuj, rreth 3,8 milionë njerëz jetojnë në zonat e rrezikuara nga cunami dhe 148 milionë e 400 mijë në rajonet e rrezikuara nga tërmeti.

Në deklaratën e fundit të bërë nga BNPB theksohet se është rritur në 1.558 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit dhe cunamit në vend.

Indonezi, mbi 152 milionë njerëz jetojnë nën rrënoja nga tërmeti dhe cunami
Agjencia e Menaxhimit Kombëtar të Katastrofave në Indonezi (BNPB) ka njoftuar se më shumë se 152 milionë njerëz jetojnë në rajonet që ndodhen nën rrezikun e tërmetit dhe cunamit. Në deklaratën e fundit të bërë nga BNPB theksohet se është rritur në 1.558 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit dhe cunamit në ishullin Sulawesi.

Po ashtu theksohet se për shkak të fatkeqësisë janë plagosur 2.549 persona dhe mbi 100 të tjerë janë të humbur.

Tërmetet që goditën ishullin Lombok të Indonezisë në fund të korrikut dhe në muajin gusht me magnitudë 6.3, 6.9 dhe 7 ballë shkaktuan vdekjen e 563 personave, ndërsa u plagosën mbi 450 mijë të tjerë.

Edhe më 26 dhjetor të vitit 2004, Indonezia u godit nga një tërmet tejet i fuqishëm me intensitet 9.1 ballë, i cili u pasua nga cunami, si pasojë e të cilit humbën jetën 230 mijë persona në një territor që përfshiu edhe shtete të tjera të rajonit.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne