Gjykata e Apelit shtyn seancën për kirurgun me katër gra, ja kur do të mbahet e radhës

Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën për mjekun Dervish Hasi, i arrestuar për trafikim të të miturve dhe pornografi. Ai u përfaqësua nga avokati Ndeu Pjetra dhe kërkoi shtyrjen e seancës për tu njohur me aktet, pasi në Shkallën e Parë është mbrojtur nga avokati Roland Islami. Të mërkurën më 7 shkurt në orën 12:00 mbahet seanca e radhës.

Kujtojmë Hasi kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe tre gra të tjera.

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, tre deri në katër ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne