Gjykata e Lartë do të vendosë sot se çështja e 21 janarit ku mbetën të vrarë katër protestues do të kalojë për hetim në dorën e SPAK apo në Prokurorinë e Tiranës. Seanca do të zhvillohet në orën 13:00 dhe do të përbëhet nga trupa gjykuese Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.
Familjarët e njërit prej viktimave, Aleks Nikës, kërkojnë që “21 janari” të hetohet nga SPAK. Ata do të jenë edhe sot të pranishëm në seancën që do të mbahet në Gjykatën e Lartë.
Vendimi i Strasburgut i datës 14 nëntor 2023 bën thirrje për drejtësi dhe dënimin e përgjegjësve të atij që e cilësoi si krimi shtetëror. SPAK do të duhet të zbardhë akuzat për urdhërim të vrasjeve, prishje dhe devijim të hetimeve, pengim të drejtësisë nga zyrtarët më të lartë të qeverisë shqiptare të asaj kohe, të drejtuar nga Sali Berisha./tpz