Bota

Gjykata e lartë e Izraelit vendos për zbrazjen e rezervave me amoniak në Haifa!

Regjimi sionist në bazë të vendimit të gjykatës së lartë të regjimit sionist gjatë dy muajve të ardhshëm do të zbrazë rezervat me amoniak në qytetin Hajfa që janë kërcënuar nga Hezbullahu i Libanit.

Gazeta sioniste “Jerusalem Post” në një raport të saj ka shkruar se gjykata e lartë e Izraelit me anë të një vendimi ka urdhëruar zbrazjen e të gjitha depove të amoniakut në qytetin Hajfa deri më datë 31 korrik, për të mënjanuar rrezikun i cili po kërcënon pjesën veriore të territoreve të pushtuara. Vlen të theksohet se këto depo mbajnë 12 mijë tonë amoniak dhe ndodhen në zonën industriale të qytetit Hajfa dhe për shumë kanë qenë temë e polemikave të ashpra mes politikanëve sioniste dhe aktivistëve të ambientalizmit. Kjo çështje ka tërhequr vëmendjen e Bashkësisë Ndërkombëtare atëherë kur Sejed Hasan Nasrullah në vitin 2016 ka kërcënuar për kryerjen e sulmeve ndaj kësaj zone./ PT

Etiketa