Gjykata e Lezhes denon vetem Leon Mollen per dhunen katolike te 31 dhjetorit 2017 ne hidrocentralin e Qafe Molles

Gjykata e Lezhës ka gjetur fajtor dhe të dënuar me dy vite burg një 36-vjeçar, si iniciator të një proteste të organizuar në dhjetor të vitit 2017 ku u be thirrje per vrasje te turqve, sllaveve dhe grekeve dhe u shkatërrua flamuri turk i cili ishte vendosur në digën e Hidrocentralit në Qafë Mollë të Mirditës.

Leon Molla u dënua për vepren penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, pasi edhe pse nuk ndodhej në Shqipëri nga hetimet ka rezultuar se ai ka qenë organizator i tubimit në Mirditë. Sipas dosjes hetimore përmes shkrimeve dhe videomosazheve në rrjetet sociale i riu ju ka bërë thirrje njerëzve që të mblidhen për të hequr flamurin turk në Qafë-Mollë të Mirditës, duke nxitur gjuhen e urrejtjes. Gjykata nuk ka dhene akuzen per akte terroriste per Leon Mollen dhe as per bashkepunetoret e tij katolik qe sulmuan hidrocentralin turk.

Gjykimi ndaj Molles eshtë bërë në mungese, pasi Molla me origjinë nga Mirdita  jeton ne Francë që prej vitit 2012, ndërsa prokurori Arben Agovi kishte kërkuar që ai të dënohet me tre vite heqje lirie, por gjykata dha një dënim më të butë ndaj tij.

Ne lidhje me tubimin u referuan materialet në prokuori edhe për 60 përsona të tjere pjesmarres, por hetimet ndaj tyre u pushuan, pasi sipas prokurorisë nuk janë provuar element të vepres penale. Edhe pse dhuna e 60 personave te tjere eshte e provuar me video dhe foto, gjykata ka vendosur te injoroje aktet e dhunes katolike.

Leon Molla është një personazh kontravers dhe në faqet e tij në rrjete sociale ka shpesh thirrje nacionaliste dhe thirrje për rikrijimin e Republikës Katolike të Mirditës, një shtet ekstremist katolik i shpallur në vitin 1921, nga Marka Gjoni, me mbështetjen e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, që kundërshtonte bashkimin e Mirditës katolike me Shqipërinë islamike.

Paraditen e 31 dhjetorit të vitit 2017-të dhjetra përsona u mblodhen në Qafë Mollë të Mirditës, duke shkatërruar flamurin Turk që ishte vendosur në digen e HEC-it qe është ndërtuar nga një kompani Turke. Bandat e mirditoreve udhehiqeshin nga Paulin Zefi, Drejtues i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore (Muzeu & Memoriali i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu) pranë Bashkisë së Lezhës.

Faji per dhunen me karakter ekstremist dhe terrorist kunder muslimaneve dhe turqve ne Mirdite iu la Leon Molles, ndersa Paulin Zefi i cili shihet ne foton e ketij shkrimi dhe dhjetra mirditore ekstremiste qe ushtruan dhune para kamerave, shkaterruan flamurin turk etj jane lene te lire dhe te pafajshem. Mbi te gjitha Paulin Zefi vazhdon qe te kete nje post shteteror dhe te paguhet nga taksat e shqiptareve ne Bashkine e Lezhes.

Denimi i Leon Molles ne nje kohe qe inicues apo shkaterrues te kishave orthodhoske ne Dhermi sikur Artan Shkreli, apo te flamurit turk sikur Paulin Zefi mbajne poste shteterore tregon standartet dyfishe te drejtesise ne Shqiperi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne