Kampi Ashraf 3 kamp paramilitar apo agjensi funeral

Nga burimet tona brenda Kampit të ish Organizatës Terroriste MEK në Manëz mesojmë se këtë të martë më 29 dhjetor një tjetër MEK-se ka vdekur. Ajo quhet Mohtaram Ghanavati dhe ishte një nga femrat komandante (e rangut të mesëm) në kamp. Shkaku i vdekjes: Infektuar me Covid-19.

Në kamp infeksioni po bën kërdinë jo thjesht me MEK-sa të sëmurë nga Covid-19, por edhe me të vdekur. Tashmë në mënyrë figurative mund të shprehemi se Kampi Ashraf 3 në Manëz më shumë sesa një kamp paramilitar, ngjan me një agjensi funerali. Madje “agjensia funerale” kohët e fundit ka shënuar një boom në “biznesin” e vdekjes, që ajo menaxhon!

Nga një investigim në terren na rezultoi se numri i varreve të reja në varrezën e posacme për anëtarët e MEK, në periferi të kryeqytetit shqiptar nuk është shtuar! Normalisht lind pyetja: Kulti Rajavi cfarë bën me kufomat e MEK-save të vdekur nga Covid-19?!?!??!! Ku i cojnë kufomat??? I varrosin ilegalisht (në kundërshtim me legjislacionin shqiptar) brenda në kamp??? I varrosin në varre pa shenja dalluese (përsëri në kundërshtim me legjislacionin shqiptar)diku në tokat djerrë rreth qytezës së Manzës??? Kufomat i mbajnë në morg spitali duke shfrytëzuar boshllëqe (loopwholes) në legjislacionin përkatës shqiptar???? I djegin kufomat duke e shndërruar Kampin Ashraf 3 në një kopje në miniaturë të Lager-ave nazistë të pajisur madje edhe me crematorium sui generis?!?!??!?!

Me pikëllim jam i detyruar të shkruaj se Kampi Ashraf 3 gjithnjë e më shumë po i ngjan një sheshi xhirimi të Hollivudit të përshtatshëm për të xhiruar filma horror!

 

Ekskluzive për Ashraf News _ GJERGJI THANASI

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne