Gjykata e Prishtinës mbron islamofoben Arbana Xharra, rrëzon padinë e Imam Enes Gogës

Islamofobia katolike Arbana Xharra vazhdon sistematikisht sulmet ndaj Islamit dhe muslimanëve. Islamofobia ka shkruar shkrime të ndryshme për muslimanët, xhamitë dhe Imamët e tyre. Gjykata Themelore e Prishtines vazhdon të mbrojë islamofobët dhe akuzat e tyre të pabaza ndaj muslimanëve në shkelje të ligjit.

Këtë herë Gjykata ka mbrojtur islamofoben Arbana Xharra dhe ka hedhur poshte padine e Imam Enes Goges për shpifje ndaj saj.

Islamofobia e pranon se procesi gjyqësor ndaj imamit Goga ka patur vëmendjen dhe ndikimin e SHBA, DASH dhe EULEX-it.

Statusi i Arbana Xharrës në Facebook:

Te nderuar miq,
Gjykata Themelore e Prishtines ka hedhur poshte padine e Imam Enes Goges ndaj meje dhe gazetes Zeri, i cili kerkonte kompenzim prej 40 mije eurosh duke na akuzuar per shpifje. Kjo nuk eshte vetem fitore per mua por edhe per te gjithe gazetaret tjetre te cilet kane vene ne rrezik jeten e tyre per te ekspozuar shtrirjen e radikalizmit fetar ne Kosove. Ky rast ka pase vemendjen e drejtperdrejte nga Ambasada Amerikane ne Kosove, EULEX-i, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe organizata nderkombetare e Koalicioni per Grate ne Gazetari Women Press Freedom. Avokati Lekë Morina i cili me ka perfaqesuar ne kete rast me ka fascionuar me pergatitijen e tij profesionale. Faleminderit per angazhimin dhe profesionalizimin e treguar gjate gjithe ketij procesi./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne