Gjykata Evropiane mbështet ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës nga gratë në Belgjikë

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka hedhur poshtë një rast të paraqitur nga gratë muslimane që protestonin ndaj ndalimit të mbulimit fytyrës në publik në Belgjik.

Në vendimin e saj, gjykata me seli në Strasburg mbështeti ndalimin në çështjen e ngritur nga dy gra muslimane, Samia Belcacemi, një shtetase belge dhe Jamina Ousar, një marokene. Të dy gratë thanë se ligji ishte diskriminues dhe të drejtat e tyre ishin shkelur. Gjykata argumentoi se kufizimi kërkonte të garantojë kushtet e “bashkëjetesës” dhe “mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të të tjerëve” dhe se ishte “e nevojshme në një shoqëri demokratike”. E njëjta gjykatë kishte vendosur tashmë në një sfidë ndaj ligjit francez në vitin 2014, kur gjithashtu hodhi poshtë argumentet kufizimit dhe shkeljes së lirive fetare dhe të drejtave individuale të njeriut. Në qershor të vitit 2011, një ligj hyri në fuqi në Belgjikë që ndalonte çdo veshje që fsheh identitetin e të panjohurit në publik. Disa qytete bullgare gjithashtu ndaluan nikabin në nivel lokal. Grupet e ekstremit të djathtë kanë bërë fushatë, ndonjëherë me dhunë, kundër myslimanëve dhe refugjatëve me thirrje të përsëritura për qeveritë për të ndjekur Francën, ku një ndalim i plotë për të veshur burka në vende publike ka qenë në fuqi që nga viti 2011. Midis vendeve evropiane, Gjermania ka marrë më shumë se një milion refugjatë, kryesisht nga vendet me shumicë muslimane, gjatë muajve të fundit. Vitin e kaluar, Ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere propozoi pjesërisht ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës. Në dhjetor të vitit 2016, kancelarja gjermane Angela Merkel u tha delegatëve në Kongresin e Bashkimit Kristian Demokratik (CDU) në Essen se “mbulimi i plotë i fytyrës duhet të ndalohet kudo që është ligjërisht e mundur”. Disa vende evropiane kanë vendosur tashmë kufizime në veshjen islame që nga viti 2000. Franca u bë vendi i parë i Bashkimit Evropian që e ndalonte atë në vende publike. Në Holandë, një ligj i propozuar që ndalon burkën është në pritje të miratimit nga senati. Ky ligj kishte marrë miratimin e dhomës së ulët të parlamentit holandez në nëntor 2016./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne