Gjykata greke refuzon kërkesën e puçistit turk për azil

Gjykata e Apelit e Athinës ndaloi ekzekutimin e vendimit lidhur me kërkesën për azil të Sulejman Ëzkajnakçë (Süleyman Özkaynakçı), një nga puçistët e arratisur në Greqi.

Gjykata pranoi rekursin e qeverisë greke lidhur me kërkesën e Ëzkajnakçë për azil, por vendosi ndalimin e ekzekutimit të vendimit.

Komiteti grek i azilit kishte pranuar kërkesën për azil të Ëzkajnakçë, një nga 8 puçistët e arratisur me helikopter në Greqi pas tentativës së organizatës terroriste FETO për grusht shteti më 15 korrik 2016.

Puçistët në arrati gjykohen në mungesë edhe në Turqi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne