Gjykata izraelite zgjat për herë të pestë afatin e mbajtjes në arrest të palestinezes Temimi

Gjykata ushtarake izraelite zgjati deri në 31 janar afatin e mbajtjes nën arrest të palestinezes (16 vjeç) Ahed et-Temimi, e cila është fituese e “Çmimit të Guximit Hanzala”.

Vendimi u dha nga Gjykata ushtarake e Oferit, që gjendet në perëndim të qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Në deklaratë bëhet e ditur se “për vazhdimin e hetimit” është marrë vendimi për zgjatjen për herë të pestë të afatit të mbajtjes nën arrest të vajzës palestineze duke e shtyrë atë deri në fund të këtij muaji.

Ahed u soll në gjykatë me duar dhe këmbë të lidhura ndërkohë që në sallë kishte diplomatë të huaj, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe familjarë të saj.

Babai, Basım et-Temimi i tha asaj “Qëndro e fortë” kurse Ahed iu përgjigj duke buzëqeshur: “Jam mirë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne