SHBA: Makina fluturon në ajër, arrin katin e dytë të një klinike dentare

Mund të konsiderohet nga fizika diçka e pamundur, fluturimi që i ndodhi një makine në SHBA. Makina e shpejtë fluturoi në ajër duke ngecur më pas në katin e dytë të një klinike dentare në Kaliforni. Përplasja e çuditshme shkaktoi plagosjen e dy personave.

Automjeti pasi u godit me një trafik ndarëse, e gjeti veten të bllokuar në katin e dytë të një klinike dentare. Ngjarja ndodhi në qytetin Santa Ana rreth orës 5:30 të së dielës.

Autoriteti i Transportit në distriktin Orange publikoi momentin kur makina fluturoi në ndërtesë.

Autoriteti i zjarrfikësve në distriktin Orange (OCFA) publikoi imazhe të skenës të pabesueshme, ku tregohet se si nje makinë e bardhë e markës sedan kishte ngecur keqazi në katin e dytë të ndërtesës.

Zjarrfikësit fillimisht njoftuan se një person ishte ende i bllokuar brenda automjetit ndërsa një person tjetër ishte larguar nga makina.

Sipas një raporti të dëshmitarëve okularë për NBC News, shoferi mundi të shpëtojë, por kishte ngelur i bllokuar në pjesën e pasme të automjetit derisa ekipet e shpëtimit e ndihmuan atë që të zbriste poshtë.

Një orë më vonë OCFA raportoi se të dy personat e ndodhur në makine kishin pësuar vetëm disa lëndime të lehta. Përplasja gjithashtu shkaktoi një zjarr të vogël por që u shua shumë shpejt nga ekipet e zjarrit.

Departamenti i Policisë i Santa Anas tha në një deklaratë se makina po voziste me shpejtësi të lartë në kohën e aksidentit. Policia tha se shoferi kishte pranuar se kishte përdorur substanca narkotike dhe ishte dërguar më pas në spital për vëzhgim.

Autoriteti i zjarrfikësve në qarkun e LA-së e hoqi veturën nga struktura vetëm pas vlerësimit të dëmit nga autoritetet e Punëve Publike./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne