Shqiperia

Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për organet e qeverisjes në drejtësi

-Pas rrëzimit të disa neneve të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për ligjin e organeve të drejtësisë.

Sipas kushtetueses ky ligj ka probleme në 5 nene të tij të cilat duhet të shfuqizohen e për pasojë ligji duhet ribërë.

Vendimi i kushtetueses i cili pengon zbatimin e këtij ligji i cili prej disa javësh ishte në fuqi është zbardhur më 14 Prill 2016.

Shfuqizon 5 nene pas padisë së PD-së dhe gjyqtarëve

Janë përkatësisht neni 5; neni 61, neni 103, neni 159 dhe neni 169, pika 5 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të cilët janë antikushtetues sipas gjyqtarëve të cilët morën në shqyrtim padinë e Partisë Demokratike dhe Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve.

OPINIONE

INTERVISTA