Shqiperia

Gjykata liron katolikun Ervis Martinajn në këmbim të garancisë pasurore

Pas vrasjes së Fabian Gaxhajt në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor të vitit 2018, i vetmi që qëndronte në burg ishte Ervis Martinaj. Ai është liruar ditën e djeshme nga Gjykata në këmbim të një garancie pasurore.

Burime të Prokurorisë e konfirmojnë lajmin, ndërsa pritet që të ekzekutohet vendimi i togave të zeza. Për ngjarjen e ndodhur 6 muaj më parë, në lokalin e Redi Popeskut, Prokuroria mori në hetim 8 persona.

Nga këta, 4 janë lënë të lirë me masën “detyrim paraqitje”, një tjetër me garanci pasurore, dy vazhdojnë të jenë në kërkim, ndërsa në burg mbahej vetëm Ervis Martinaj. Në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi vitin e kaluar në zonën e ish-Bllokut, aktualisht janë të shpallur në kërkim vetëm dy persona, Mevjol Bilo dhe Eldi Dizdari. Komando Mevjol Bilo, sipas dosjes së Prokurorisë është personi që ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vrarë Fabian Gaxhën dhe ka plagosur Ervis Martinajn e Eljon Haton.

Ndërsa biznesmeni Eldi Dizdari ishte identifikuar nga grupi hetimor disa ditë pas ngjarjes, por vetëm në mesin e muajit nëntor Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij e për rrjedhojë Policia e ka shpallur në kërkim, pasi nuk e ka gjetur në banesë. Oficerët që kanë kryer verifikimet në kuadër të hetimit për vrasjen e ndodhur më 4 tetor te ish-Blloku, kanë siguruar të dhëna që flasin për një krisje marrëdhënieje mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit.

Në dosjen e Prokurorisë, shpjegohen veprimet hetimore dhe e gjithë dinamika e ngjarjes. Aty theksohet se para vrasjes, para lokalit të Redi Popeskut, kishte pasur një konflikt, në kohën kur Elvana Gjata kishte shkuar të takonte të fejuarin e saj Ervin Mata. Bëhej fjalë për disa persona që ndodheshin brenda një automjeti që kishte ndaluar paralel me makinën e këngëtares, për drejtuesin e të cilës Ervin Mata ishte shprehur se ishte mik i tij.

OPINIONE