“ShBA-ja të mos fshihet prapa lirisë së shtypit”

Drejtori i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, prof. dr. Fahrettin Altun ka reaguar ndaj postimit që ka bërë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Ankara në llogarinë e saj në Twitter me rastin e Ditës Botërore të Lirisë se Shtypit.

“Ne do të vazhdojmë t’i nxisim Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të heqin dorë nga të fshehurit pas lirisë së shtypit. Në vend që të tregojë me gisht vendet e tjera, Uashingtoni duhet të përqendrohet në problemet e veta që vazhdojnë për një kohë të gjatë si: varfëria ekstreme dhe diskriminimi racor”,- thotë Altun në deklaratën që ka bërë në llogarinë e tij në Twitter.

“Ne do të vazhdojmë ti bëjmë thirrje Turqisë të respektojë lirinë e shprehjes, garancinë për një proces të rregullt dhe të drejtë gjykimi dhe pavarësinë e gjyqësorit si dhe garantimin e këtyre të drejtave”,- kishte shkruar Ambasada amerikane në postimin e saj në Twitter./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne