Gjykata në Zvicër dënon paramilitarin e krishterë për pjesëmarrje në luftën e Sirisë

Një ushtar zviceran u dënua si pjesëmarrës në luftën në Siri, pasi u përfshi si vullnetar në një njësi paramilitare të krishterë.

Gjykata Ushtarake Zvicerane e shpalli rreshterin Johan Kosar fajtor për “shkelje të neutralitetit zviceran”.

Gjykata e dënoi atë me një gjobë prej 500 franga (440 euro) për rolin e tij në formimin e një formacioni paraushtarak të krishterë, Këshilli Ushtarak i Sirisë, raporton AP.

Por ai u lirua nga akuzat për rekrutim të anëtarëve të tjerë në këtë formacion të armatosur. Zëdhënësi i gjykatës Mario Kamelin tha se Kosar u urdhërua gjithashtu që të paguante 1,000 franga (880 euro) të shpenzimeve gjyqësore dhe 4,500 franga shtesë (4,000 euro) nëse e kryen një vepër tjetër gjatë tre viteve të ardhshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne