Gjykata nis gjyqin ndaj imam Ahmed Kalase

Gjykata e Tiranës zhvilloi sot seancën për dosjen penale që përfshin imam Ahmet Kalaja dhe disa persona të tjerë të hetuar në lidhje me ngjarjen e vitit 2022, ku sipas Prokurorisë, u shpërndanë materiale me përmbajtje nxitëse ndërfetare.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi të veçojë çështjen ndaj Kalasë, i cili akuzohet për “pengim të zbardhjes së së vërtetës”, pasi dyshohet se ka refuzuar të dorëzojë pamje filmike të cilat, sipas hetuesve, janë me rëndësi për zbardhjen e ngjarjes. Procesi ndaj tij do të vijojë veçmas në një procedim të pavarur.

Ndërkohë, për të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë hetim, çështja është kaluar për gjykim. Imam Ahmet Kalaja nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa është përfaqësuar nga avokati i tij, Roland Islami.

Kjo lëvizje vjen vetëm pak muaj pas zgjedhjeve, ku votat e komunitetit mysliman u panë si vendimtare në disa qarqe. Pas përfitimeve elektorale, shumëkush e sheh këtë veprim si pjesë e një fushate të heshtur ndaj figurave fetare aktive, siç është edhe imami i njohur i kryeqytetit. Kritikët e qeverisë kanë paralajmëruar më herët për një qasje selektive të drejtësisë ndaj figurave të caktuara të komunitetit mysliman, ndërkohë që rastet e ngjashme në komunitete të tjera nuk kanë ndjekur të njëjtën rrugë penale.

Në këtë kontekst, nuk mungojnë as zërat që e shohin procedimin ndaj Kalasë si politikisht të motivuar, duke ngritur shqetësime për lirinë fetare dhe për përdorimin e drejtësisë si mjet presioni./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne