Gjykata spanjolle kërkon ekstradimin e Puigdemont

Pas kërkesës së parashtruar nga prokuroria e përgjithshme e Spanjës, Gjykata Kombëtare e Spanjës ka kërkuar ekstradimin dhe paraqitjen e Carles Puidemont dhe 13 anëtarëve të qeverisë së tij të cilët akuzohen për tradhti, përçarje dhe rebelim.

Nga Brukseli Presidenti i shkarkuar Katalonjës, Carles Puigdemont mohon të ketë udhëtuar për azil. Ai është shfaqur në publik në Bruksel me disa kolegë pas shpalljes së pavarësisë nga Spanja javën e shkuar. Qeveria qendrore e Spanjës ka marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të Katalonjës dhe shkarkoi zyrtarët, pas referendumit të ndaluar të pavarësisë së rajonit. Puigdemont tha se nuk po përpiqej t’i shpëtonte drejtësisë, por donte të ishte në gjendje të fliste lirshëm. Në një konferencë shtypi Puigdemont tha se do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të Katalonjës në dhjetor, të thirrur nga qeveria qendrore e Spanjës kur autonomia e rajonit të pezullohej. Ai nuk sqaroi se sa kohë do të qëndronte në Belgjikë, por tha se do të kthehej sapo t’i jepej “garanci” nga qeveria spanjolle. Gjithashtu ai shtoi se vendimi i prokurorit spanjoll për të akuzuar atë dhe një numër anëtarësh të tjerë të kabinetit me vepra penale që të mbajnë deri në 30 vjet burg, treguan shkallën e agresionit të autoriteteve qendrore./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne