Gjyqtarja Irena Gjoka i ka kërkuar SPAK të hetojë Argita Malltezin, mbi deklaratat e saj ku ka akuzuar magjistraten se është korruptuar me 500 mijë euro. Gjyqtarja e GJKKO-së kërkoi hetimin e vajzës së kreut të PD-së, Sali Berisha nëpërmjet një relacioni të depozituar në Prokurorinë e Posaçme.
Irena Gjoka është gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Në një konferencë për shtyp më 23 Shtator, Argita Malltezi deklaroi se ekziston një video e gjyqtares ku kërkon një tarifë prej 500 mijë eurosh “për të mos futur në grup të strukturuar kriminal një eksponetet të PS-së”.
“Nga burime joformale dhe të pakonfirmuara, çka do të thotë se nuk e kam parë me sytë e mi. Ajo që dihet nga të gjithë, besoj edhe nga gazetarët, gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK, 17 veta rezutojnë në dosjen e Encrochat të përfshirë. 17 veta nga gjyqësori special, përveç të tjerëve.
Pyetja që duhet të bëni është pse nuk del kjo gjë? Gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka pretendohet se gjithashtu është në një video, a është e vërtetë, nuk e di, mua më thonë që është në një video të marrë nga një aparat celular i një gazetari të larguar nga Shqipëria, në të cilin ajo rezulton e filmuar duke biseduar me një ish-eksponent të Partisë Socialiste duke negociuar për tarifën që i kërkon prej 500 mijë euro për të mos e futur në grup të strukturuar kriminal.
Duhet të na thotë SPAK nëse është apo jo e vërtetë kjo. Fakt është se SPAK që e kontrollin gjyqësorin e posaçëm nëpërmjet ligjit. Kontrolli i gjyqësorit e minon totalisht pavarësinë e tij”, u shpreh Argita Malltezi.
REAGIMI I ARGITA MALLTEZIT
Argita Malltezi ka reaguar pasi gjyqtarja e GJKKO-së, Irena GJKKO-së i kërkoi SPAK nëpërmjet një relacioni që ta hetonte, lidhur me një deklaratë ku vajza e Sali Berishës u shpreh se magjistratja është korruptuar me një shumë prej 500 mijë euro.
Argita Malltezi shprehet se është njohur përmes medias lidhur me kallëzimin e gjyqtares në Prokurorinë e Posaçme dhe se nuk ka marrë një njoftim për të ditur objektin apo përmbajtjen e akteve.
Jam njohur nga mediat me kallzimin e gjyqtares simbol të reformës në drejtësi, ish kryetare e GJKKO, gjyqtarja Spata Maneku Gjoka. Nuk e di objektin dhe përmbajtjen e aktit sepse nuk kam marre ende njoftim. Por cilido qofte fustani qe ka vendosur t’i veshe zonja Spata Maneku Gjoka problemeve të saj me të kaluarën dhe të tashmen e saj, ky akt provon tre aspekte:
Së pari, Në emisionin në fjalë une kam bere pyetje dhe njëkohësisht thirrje mediave te hetojne, te pyesin ne SPAK nese ekziston nje ceshtje e tille dhe a po behet hetim. Kjo besoj do duhej të gëzonte gjyqtaren me tre mbiemra dhe madje çdokush tjetër, I bindur në pastërtinë e tij, do bënte deklaratë sqaruese dhe thirrje SPAK të hetonte dhe të reagonte. Znj.Spata Maneku Gjoka ka zgjedhur të fshihet pas kolegeve të saj, gjë që zbulon aspektin e dytë korruptiv të sistemit, Keqperdorimin e drejtesise.
Nuk ka asnjë dispozitë ligjore që I jep të drejtë SPAK të hetojë çështje ku ankues ose I paditur është një prokuror apo gjyqtar I drejtësisë së posacme. Kjo është një praktikë e ekstraligjore dhe abuzive e krijuar nga vetë ata. Kjo praktikë përdoret nga gjyqtarët dhe prokurorët e organeve të posaçme (GJKKO, SPAK) që nëpërmjet njëri tjetrit ata të lajnë duart për veprat penale që kryejnë vetë. Në çdo gjykatë apo prokurori tjetër të vendit një çështje ndaj një gjykatësi apo prokurori do të transferohej në një rreth tjetër gjyqësor për hetim dhe gjykim në mënyrë që të evitoheshin ndikimet e paligjshme, por kjo nuk vlen për aradhën e kamikazëve të degës së posacme.
Së treti, akti I zonjës që xhonglon mbiemrat ka të bëjë me hallin e saj të madh me shkeljen e ligjit Une kam kallzuar ne Prokurorine e Tiranës prokurorët Millonai e Kraja, gjyqtaren Spata Maneku Gjoka dhe gjyqtaren Oldashi per nje sere veprash penale ne proceduren e ceshtjes së KP, konkretisht veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 248 i K.Penal “Kryerja e veprimeve arbitrare” të parashikuar nga neni 250 i Kodit dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” të parashikuar nga neni 251 i K.P. Kete kallzim Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar SPAK, pa më njotuar. Koleget e Krajës e Millonait, që janë njëkohësisht edhe kontrollues të GJKKO, pra mbrojtës të aseteve Gjoka e Olldashi, kanë vendosur mos-fillimin e procedimit. Ky vendim sigurisht do të ankimohet, prokurorët dhe gjyqtarët ligjshkelës e dine shumë mirë që vendim-marrjet e korruptuara të kolegëve të tyre mund t’a shtyjnë, por nuk mund t’a fshijnë kurrë dënimin veprave penale të konsumuara prej tyre në këtë rast. Ndaj zonja në fjalë mendon se mund të ofrojë pazar duke ngritur çështje të tilla.
Megjithatë unë e vlerësoj këtë rast si një mundësi të shkëlqyer për t’I drejtuar xhongleres së mbiemrave ato pyetje që unë I drejtova publikisht. A je përzënë nga Greqia për vepra të dënueshme?
SPAK është organ publik dhe ka detyrimin të sqarojë nëse ekziston një rrethanë e tillë opinion publik ndaj I bëj edhe një here thirrje t’I përgjigjet kësaj pyetjeje, që është në interes të publikut. Gjithashtu inkurajoj mediat të pyesin dhe hetojnë për këtë çështje./Panorama