Gjyqtarja Iliba Bezati është caktuar në postin e nënkryetares së Gjykatës së Apelit e të Juridiksionit të Përgjithshëm për një mandat 3-vjeçar. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të trupës së gjyqtarëve të Apelit, teksa në “garë” për atë pozicion ishte dhe gjyqtari Fatri Islamaj. Apeli raporton se Iliba Bezati është zgjedhur me 18 vota pro të anëtarëve të Gjykatës së Apelit.
Iliba Bezati është kunata e Pamela Qirkos, kryetarja e shkallës së parë të vetingut (KPK-së), teksa kjo e fundit është motra e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Ky “shpërblim” për Iliba Bezatin vjen pas vendimit të marrë më 26 shtator, pasi ishte një prej tre anëtarëve në trupën gjykuese të Apelit që dënoi me 1 vit burgim Ervin Salianjin për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Gjyqtarja Iliba Bezati u konfirmua në detyrë në të dy shkallët e vetingut, edhe pse u konstatua se kishte “fshehje pasurie”, “deklarim të rremë” dhe një rast “konflikt interesi” të bashkëshortit të saj./BoldNews