Gjyshi i vë zjarrin shtëpisë së nipit, shkrumbohet tërësisht një banesë në Gjirokastër

Një banesë është djegur tërësisht, së bashku me orenditë shtëpiake, pasditen e sotme në Gjirokastër.

Mësohet se banesa e djegur ishte në pronësi të personit të identifikuar si Tafil Tafili, ndërsa paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Ka qenë gjyshi i Tafil Tafilit, i sëmurë mendor, që i ka vënë zjarrin banesës së nipit në momentin që aty nuk kishte njeri.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të saj./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne