Zarif: Pretendimet për sulmet ndaj Aramco të pabaza

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka hedhur poshtë dhe i ka quajtur të pabaza pretendimet mbi atë se raketat që kanë sulmuar kompaninë Aramco kanë qenë iraniane dhe tha: Për fat të keq sekretariati i OKB ka treguar se është i ndikuar nga kërcënimet e Amerikës.

Pas sulmit me dronë dhe raketa të rezistencës së Jemenit ndaj kompanisë saudite Aramco, Riadi dhe Uashingtoni me një veprim të koordinuar kanë pretenduar se armët e përdorura nga forcat jemenase janë prodhim iraniane që u janë dhënë forcave të rezistencës. Që nga ajo kohë OKB ka nisur hetimet për këtë rast. Aktualisht Antonio Gutteres në një raport për KS të OKB ka pretenduar se raketat cruise dhe dronët që janë përdporur në vitin 2019 për të sulmuar kompaninë e naftës Aramco dhe aeroportin ndërkombëtar Ebha në Arabinë Saudite, kanë burim iranian. Muhamed Xhavad Zarif ditën e shtunë në një intervistë live në Instagram ka hedhur poshtë pretendimet se raketat janë iraniane dhe shtoi: Këto diskutime janë të pabaza dhe fatkeqësisht sekretariati i OKB tregoi se ndikohet nga kërcënimet e Amerikës. Nëse vendet e rajonit arrijnë ta kuptojnë se Amerika nuk u qëndron atyre afër por synon vetëm mjeljen e tyre, atëherë do të krijohet mundësia për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje dhe marrëveshjeje rajonale./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne