Një tërmet me magnitudë 5.7 godet Turqinë lindore

Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur krahinën lindore të Bingolit.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se pasditen e sotme në orën 5:25 tërmeti goditi rrethin Karliova.

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, tha se ekipet e shpëtimit janë dërguar në rajon, të cilët po ndjekin nga afër incidentin.

Një kullë vëzhgimi u dëmtua dhe tre forca të sigurisë u plagosën.

Bingoli është i rrethuar me male dhe liqene të shumta akullnajash, ndërsa së fundmi është bërë një destinacion popullor turistik./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne