Ambasadorja Yuri Kim zbardh detaje nga takimi me Rudina Hajdarin

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me deputeten Rudina Hajdari.

Me një shënim në Twitter, Ambasadorja jep detaje rreth këtij takimi, ndërsa tha se u diskutua mbi udhëheqjen e Hajdarit të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe “vendimin e saj për të mbështetur marrëveshjen e Reformës Zgjedhore”.

Kim shkruan më tej se respekton “luftën parimore të Hajdarit për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”.

U takova me Rudina Hajdarin për të diskutuar udhëheqjen e saj të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur 6/5 marrëveshjen e Reformës Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përmbushë parakushtet. Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”, shkruan ambasadorja Kim.

Hajdari është shprehur aspak entuziaste për marrëveshjen e arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore, ndërsa thotë se ajo nuk mund të quhet e tiilë, sa kohë nuk është përfshirë ndryshimi i sistemit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne