Gjysma e popullsisë së botës në rrezik të virusit të dengit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBHS) ka paralajmëruar se gjysma e popullsisë së botës është në rrezik të infektimit me virusin e dengut që transmetohet nga mushkonjat, transmeton Anadolu.

Kreu i njësisë së OBSH-së për sëmundjet tropikale, Raman Velayudhan, në një konferencë për media në Gjenevë tha se OBSH-ja midis viteve 2020-2022 regjistroi një rritje tetëfish të rasteve të virusit të dengës, duke shënuar rritje nga 500 mijë në 4.2 milionë raste.

Velayudhan theksoi se shifra aktuale mund të jetë shumë më e lartë pasi organizata pranoi shifra gjithnjë e më të sakta vitet e fundit.

“Rreth gjysma e popullsisë së botës është në rrezik nga virusi i dengës, që prek rreth 129 vende”, tha ai, duke theksuar se rreth 100 deri në 400 milionë raste raportohen çdo vit.

Ai tha se virusi i dengës është një sëmundje serioze, e cila më së shpeshti është një infeksion viral i përhapur përmes pickimit të mushkonjave nga një person te tjetri. Ai shtoi se 80 për qind e rasteve janë asimptomatike.

Siç theksoi ai, vlerësimet tregojnë se vdekjet nga virusi i dengës variojnë nga 40 mijë deri në 70 mijë në vit. Ai shtoi se ka shumë vende që ende nuk i raportojnë ato.

“Shkalla e vdekshmërisë së rasteve është rreth më pak se 1 për qind në shumicën e vendeve dhe ne shpresojmë ta zvogëlojmë akoma më tej”, tha ai. Shenjat e atyre te infektuar me dengi jane si me poshte:
temperaturë të lartë, dhimbje koke e fortë., dhimbje pas syve tuaj., dhimbje të muskujve dhe kyçeve, gjëndra të fryra, skuqje te lekures./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne