Gjysma Tiranës nesër do jetë pa energji, këto janë zonat ku do të ketë ndërprerje

OSHEE, përmes një njoftimi për mediat bën me dije se ditën e nesërme, disa zona në Tiranë nuk do të kenë energji elektrike.

Shkak i stakimit të energjisë, do të jenë punimet që do të kryhen në linjën 35kV L30-2 Sharre 220kV – Tec Kombinat, për të shmangur problemet e shpeshta gjatë dimrit.

Zonat që do të jenë pa energji elektrike, nga ora 09:00 deri në orën 12:00, janë Rrethin Tirane / Ndroq, Pinet, Barzez, Zhurije, Peze e Madhe, Stacion Pompash, Vodafon Gro, Peze e Vogel, Peze Helmas, Zona Kashar (pjeserisht), Yrshek, Fushe Mezez, Ish Rruga Ura, zona prane Bregut te lumit, Laknas, Zona e Fushe Misto Mames, Sharre, zona prane Kmy (pjeserisht), 3 Heronjte, Privat(Algrec), Yzberisht, Vaqarr, kasalle, Vishaj, Damjan, Prush, Parafabrikatet, Qyteti Kombinat, Rr. Qelqit, fabrika e Duhanit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne