Gjysmëhëna e Kuqe Turke ofron ndihma pa dallim në Shqipëri dhe kudo

Instituti turk “Yunus Emre” në Tiranë ka organizuar bashkëbisedimin me temë “Turqia dhe ndihma humanitare ndërkombëtare”, ku i pranishëm ishte nënkryetari i parë i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Ismail Hakkı Turunç.

Në hapje të aktivitetit, zv/ambasadori i Turqisë në Tiranë, Muammer Hakan Cengiz, përshëndeti të pranishmit në emër të ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Turunç në fillim fjalës së tij foli rreth historikut, qëllimit të krijimit dhe misionit që ka Gjysmëhëna e Kuqë Turke brenda vendit, por edhe në operacionet humanitare në botë.

Në fjalën e tij, Turunç tha se Ballkani nuk është një vend i huaj për të, pasi tha se “ne punojmë vazhdimisht me miqtë tanë në Ballkan”.

Me rastin e 150-vjetorit të themelimit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke jemi duke organizuar aktivitete të ndryshme si në Turqi ashtu edhe jashtë saj. Gjysmëhëna e Kuqe Turke po punon me organizata të tjera simotra në vende të tjera të botës. Jemi të detyruar të dimë rolin dhe përgjegjësinë që kemi në këtë botë. Nuk ka rëndësi cilës kulturë dhe nacionaliteti i përkasim, rëndësi ka të kuptojmë përgjegjësinë që ne na përket”, tha Turunç.

Sipas tij ka njerëz që jetojnë me pasuri në bollëk dhe ka njerëz që vdesin nga uria dhe shtoi se “Jemi të detyruar të hedhim hapat e duhur, duke marrë përgjegjësinë që na përket”.

Duke folur për Gjysmëhënën e Kuqe Turke, Turunç tha se ajo është një ndër organizatat më të mëdha në botë.

Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş.

Vlen të përmendim se Gjysmëhëna e Kuqe Turke, por edhe institucione dhe organizata të ndryshme nga Turqia kanë ofruar ndihma në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit në rastin e fatkeqësive natyrore, si dhe për familjet në nevojë.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Gjysmëhënës së kuqe të Turqisë, Ismail Hakkı Turunç ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Elbasanit ku është takuar në një konferencë me studentët e fakultetit të infermierisë dhe vullnetarët e Kryqit të kuq në këtë qytet.

Turunç është takuar edhe me dekanin e këtij fakulteti, Prof. As Shkëlqim Hidri. Turunç në fjalën e tij gjatë këtij takimi tha së është shumë i lumtur që ndodhet në këtë qytet si dhe shprehu kënaqësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me këto institucione.

Ndërsa Hidri në fjalën e tij tha se fakulteti që ai drejton është më i madhi në universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Hidri ka shprehur falënderimin për bashkëpunimin me institutin turk “Yunus Emre” për mësimin e gjuhës turke, ku sipas tij ka një kërkesë shumë të madhe nga studentët.

Turunç në një takim me studentët ka folur për vullnetarizmin, rëndësinë e tij dhe rolin e rëndësishëm të vullnetarizmit gjatë fatkeqësive natyrore.

Turunç më pas ka zhvilluar një vizitë kortezie në ambientet e Fondacionit “Maarif” dhe më pas ka vizituar edhe shoqatën studentëve shqiptarë të diplomuar në Turqi (TUMED)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne