Bota

Çernobili, fundi i një eksperimenti (video)

Në vitin 1986, kur shpërtheu centrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë, një sipërfaqe prej 4,000 kilometrash katrorë u shkatërrua brenda natës.

Më 26 prill 1986, në orën 01:23 pas mesnate, operatorët hoqën energjinë në disa sisteme të reaktorit 4. Ishte pjesë e një prove shumë të rëndësishme për të kuptuar se çfarë do të ndodhte gjatë ndërprerjejes. Ajo që ata nuk e dinin ishte se reaktori ishte tashmë në telashe. Ndërprerja ngadalësoi turbinat me avull që dërgonin ujë për ftohje në reaktorë. Kur operatorët kuptuan se çfarë po ndodhte dhe u përpoqën të mbyllnin reaktorin, ishte tepër vonë. Presioni i avullit theu kapakun duke bërë që një re tymi radioaktiv dhe pluhuri të përhapej në Evropë.

Dy vetë në fabrikë u vranë në vend, ndërsa zjarri vijoi për 10 ditë.  Nga zjarrfikësit që nxituan në vendngjarje, 134 u dogjën nga nxehtësia dhe rrezatimi, prej të cilëve 28 vdiqën. Çdo fshat 30 km nga fabrika është i evakuuar. Askush nuk u lejua të kthehej në shtëpinë e tij.Prej vitit 2004 raportohen 19 të vdekur për shkak të radioaktivitetit.

Aksidenti i Çernobilit e ka kthyer zonën në një laborator të madh dhe të ndotur ku qindra shkencëtarë po punojnë për të gjetur se si mjedisi po shërohet nga një fatkeqësi bërthamore.

Gazetarja e BBC Victoria Gill qëndroi për një javë në këtë zonë  ku u takua me shkencëtarët që analizuan ajrin e zonës, tokën dhe ujin për  nivelin e radioaktivitet.  Asnjë kontroll nuk pengon hyrjen në fshatrat buzë të zonës së përjashtimit. Narodichi, një qytet me më shumë se 2.500 njerëz, është një shembull. Edhe për këto zona të infektuara ka rregulla strikte. Toka nuk mund të kultivohet për të prodhuar ushqim të ngrënshëm, kështu që pak banorët jetojnë në varfëri. Narodichi është një shembull ku frika nga rrezatimi shkakton më shumë probleme për njerëzit sesa vetë rrezatimi.

OPINIONE

INTERVISTA